Në aksin rrugor Shkup – Veles para pikës pagesore të Sopotit për shkak të rrëshqitjes së dheut trafiku po zhvillohet në një korsi në një gjatësi prej 200 metrave, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e sotëm për gjendjen e rrugëve.
Është vendosur edhe sinjalizimi adekuat dhe po punohet në pastrimin e rrugës.
Ndryshe komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.