Në Komunën Qendër, në raundin e dytë zgjedhor në vitin 2013 për zgjedhjet lokale nuk kanë votuar vetëm banorë të Pustecit, por edhe banorë të Gazi Babës dhe Kavadarit,….
Kjo gjë u bë e ditur sot në gjykimin e rastit “Titanik” ku po prezantohen bomba. Në bisedën mes Mile Janakieskit dhe Biljana Brishkova zbulohet se nuk kanë qenë kontestues vetëm banorët e Prespës së Vogël.
“Në katër vendvotime vetëm votojnë këto të Pustecit?- e pyet Brishkoska ministrin Janakieski, ndërsa në bisedë kyçet edhe Nikolla Todorov i cili gjithashtu pyet se në sa vendvotime votojnë ‘votuesit e trafikuar’”.
Mile i korrigjon dhe u thotë se nuk janë vetëm 4 vendvotime, por 35, duke potencuar se atje nuk votojnë vetëm votues nga Pusteci.
“Nuk janë vetëm ato të Pustecit problematik, janë edhe ato të Gazi Babës dhe Kavadarit”, tha Janakieski.