Klopp tregon sesi reagoi Shaqiri kur e kuptoi se nuk do të shkojë në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri e ka pranuar vendimin e tij për ta lënë atë jashtë skuadrës së të kuqve për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Crvena Zvezdës në Beograd.

Marketing

Klopp vendosi të mos e ftojë anësorin kosovar për ndeshjen në udhëtim në Serbi për shkaqe politike, pesë muaj pasi Shaqiri festoi me simbolin e shqiponjës dykrerëshe golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.

“Kemi vendosur çfarë kemi vendosur. Duhet ta qetësojmë situatën. Nuk mund ta sqarojmë këtë situatë sonte dhe kjo s’është puna jonë. Jemi në Serbi, dhe e respektojmë këtë 100%. Kjo është bota, e tillë është” tha Klopp.

“Politikat gjithmonë kanë ndikuar në jetë, të paktën në jetën që e jetoj unë, kështu janë gjërat. Ama, ne s’jemi këtu për këtë, jemi këtu për të luajtur futboll”, shtoi ai.
I pyetur nëse Shaqiri e kishte pranuar vendimin e tij, trajneri gjerman tha po.

“Shumë herë në jetën time marr vendime për lojtarët që do të luajnë dhe ata e pranojnë. Ai është lojtari ynë dhe do të luajë shumë ndeshje për ne, por edhe të martën”, shtoi ai.