Në bazë të 4 gjërave, mashkujt formojnë mendim për femrat

Nëse keni interesim për një mashkull, gjatë një takimi kushtoni vëmendje këtyre gjërave.

Marketing

Kur doni të lini përshtypje të mirë para tij, mbani në mend katër gjërat e mëposhtme – shumë më të rëndësishme se sa mendoni!

Sa kohë keni shpenzuar në telefon
Nëse dilni me një mashkull në takim dhe gjatë gjithë kohës ju cingëron telefoni dhe ju përgjigjeni ndaj çdo thirrjeje, ju me këtë do t’i lini mashkullit përshtypje se ai nuk është i rëndësishëm dhe se ju jeni më të interesuar për atë që ndodh në rrjetet shoqërore. Vendoseni telefonin në çantë dhe përqendrohuni në bisedë, me përjashtim nëse doni ta largoni.

A keni ndjenjë për humor dhe a i kuptoni shakat e tij?
Egoja e pothuajse çdo mashkulli imponohet nga femra e cila e konsideron atë qesharak dhe interesant, dhe e kupton ndjenjën e tij të humorit. Por, ata do të njohin indiferencën tuaj kur ju tregojnë një shaka ose anekdotë nga jeta e tij, do të njohin po ashtu të qeshurën e forcuar apo të tepruar. Nuk duhet qeshur me çdo fjalë që thotë ai, pasi kjo do ta nervozojë.

Çfarë janë miqtë tuaj dhe si është raporti juaj me ta
Mund të përpiqeni të përmirësoni pamjen, buzëqeshjen, sjelljen dhe fjalën tuaj, por nuk mund t’i ndryshoni miqtë tuaj. Dhe kur jeni në shoqëri, ai analizon gjithë shoqërinë tuaj, e cila përfshin të gjitha gjërat e këqija që ata mund të bëjnë ose thonë. Nëse miqtë tuaj vizitojnë shpesh klubet ku edhe dehen, rekomandohet që ta mbani sa më larg prej tyre, të paktën për një kohë.

Sa pini
Nuk është e rëndësishme nëse doni të porositni verë, birrë, koktej apo diçka pa alkool. Është e rëndësishme vetëm nëse pini një pije para se takimi të përfundojë. Mashkulli do të impresionohet nga arsyeja juaj për të zgjedhur një pije.

Ashtu sikurse me të gjitha gjërat e tjera që ju pëlqejnë në jetën tuaj dhe për të cilat keni qëndrime të forta, do të vlerësoheni nëse dini të mbroheni dhe shpjegoni pse doni, mbështesni ose urreni diçka. Kjo dëshmon se ju mendoni me kokën tënde dhe e dini se çfarë kërkoni nga jeta