“Hekurosen” qëndrimet për tatimin progresiv

Rreth 35 për qind e shpenzimeve dhe 50 për qind më shumë nga tarifat tjera do të shkaktojë tatimi progresiv të cilën e paralajmëroi Qeveria, kanë treguar përllogaritjet e para të disa kompanive- anëtarë të Odës Ekonmike të Maqedonisë.

Marketing

Siç ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski para seancës së sotme të jashtëzakonshme të Këshillit drejtues, çdo ngarkesë e re ndaj firmave e ulë konkurrencën e tyre.

Ministri Tevdovski në pres konferencën e përbashkët me Azeskin ka përsëritur qëndrimin se synimi i masës së re qeveritare është taksa e drejtë si hap i parë drejt ndërtimit të shoqërisë më të drejtë, forcimit të arsimit publik, shëndetësisë publike, sociale…sigurimin e rrogave më të larta dhe rritjen e standardit jetësor.

Ministri Tevdovski ka precizuar mes tjerash se janë të mundur lëshime nga propozim- zgjidhja e deritanishme.

“Ne nuk jemi kundër rritjes së standardit jetësor, por konsiderojmë se ajo duhet të bëhet në mënyrë të dyanshme dhe të barabartë”, ka thënë nga ana tjetër Azeski.

“Ideja jonë është e njëjtë, të kërkohet mbështetje nga Oda për këtë. Nëse nuk bëjmë masa korigjimi, fëmijët ndoshta do të kenë kushte më të këqija nga prindërit e tyre. Me rrogë të ministrit nuk mund të sigurojë për fëmiëjt e mi të shkojnë në shkollë private, ndërsa çka ndodhë me numrin e madh të njerëzve të cilët kanë pagë më të vogël se të ministrit. E dëgjuam zërin e popullit, të biznesmenëve, prandaj pragun e rritëm dhe është vendosur tek progresioni në një për qind nga njerëzit me të ardhura më të larta”, ka thënë ministri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Azeski lidhur me tatimin progresiv ka thënë se patjetër të merret paraysh prezenca e kompanive të huaja në vend, gjithsej 154, qëndrimi i tyre dhe opinioni për efektin nga kjo masë.

I pyetur nëse do të jep dorëheqje nëse ky vendim qeveritar nuk merr mbështetje, Tevdovski ka thënë se është i bindur në suksesin.