Tre adoleshentë dhe një shkupjan 44 vjeçar dje fizikisht janë sulmuar nga dy burra në autobusin me numër 33 të NQP-së.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se më 5 nëntor rreth orës 14:00 është denoncuar se në autobusin me nr. 33 të NQP-së nga ana e dy burrave fizikisht janë sulmuar tre persona të moshës 17 vjeçare dhe njëri 15 vjeç, si dhe M.E. (44) nga Shkupi.
Pas masave të ndërmara për zbardhjen e rastit në stacionin policor janë thirrur B.R. (18) dhe një person tjetër adoleshent dhe kundër tyre do të bëhen kërkesa adekuate.