Protestë para shtëpisë së Mukoskit

Nga partia “Maqedonia e Vetme” paralajmërojnë se sonte në ora 19:00 do të mbahet protestë para shtëpisë së deputetit Kërste Mukoski. Siç qëndron në komunikatën e partisë, protesta është quajtur tubim.

Marketing

“Shtabi i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve “Maqedonia bllokon”, sot e mërkurë, 7 nëntor 2018 do të mbajë tubim para shtëpisë së deputetit Kërste Mukoski në Vevçani në ora 19:00”, kanë thënë nga atje.