Ademi u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, zonjën Erkall Kara.

Marketing

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë, si dhe për aktivitetet e ardhshme me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha sferat e arsimit.

Ministri Ademi e ka njoftuar ambasadoren me synimet reformuese për arsim cilësor, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ademi, ndër të tjera, ka theksuar se një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përafrimi i cilësisë së arsimit në vend me arsimin e shteteve të zhvilluara.