“Mendojë që fundi i janarit të filloj ratifikimi I anëtarësimit të Maqedonisë për të qenë anëtarja e 30 e NATO-s, kështu që nuk ka proces të lehtë, nuk ka zhvillime që mund të thuhet lehtësisht janë kaluar, sigurisht se ka pas përballje nga më të ndryshmet, por gjërat kanë hyrë në binarë pa kthim dhe jam shumë i sigurt se 15 janari do të shohim rezultatin e shumëpritur”, tha Ahmeti.
Ahmeti komenton edhe shkrimet e fundit, përfshi edhe atë ish ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski, duke i cilësuar si shkrime arkaike.
“Proceset kanë shkuar aq shumë para saqë nuk ka kthim pas. Ish ministri i takon një moshe të shtyrë, kështu që nuk mund ta reformosh atë”, tha Ahmeti.
Përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në preambulë.
“Nuk mund të llogaritet Manevski njëri nga politikëbërësit e VMRO-së, ai i takon të kaluarës”, tha Ahmeti, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, është një nga shtyllat e Maqedonisë.
“Përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulë është një nga shtyllat e Maqedonisë. MO-ja ka shënuar progres në këtë vend, ka siguruar stabilitetin. MO-ja ka çuar në dyert e NATO-së dhe BE-së”, deklaroi Ahmeti.