Reformat në DSK prezantohen para deputetëve

Shërbimet e sigurisë do të duhet të depolitizohen, të mbahen larg nga partitë dhe në to të punësohen kuadër me arsim përkatës, konsideron ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Marketing

Në debatin e hapur në Komisionin parlamentar për siguri, Spasovski tha se reformat do të duhet të jenë thelbësore.
Sipas tij, DSK nuk duhet reformuar vetëm me zgjidhje të reja ligjore, por do të duhet të ekzistojë strategji afatgjate.

“Nevojiten ndryshime strukturore, vendosjen e metodave të reja dhe bashkëkohore të punës në këtë sektor. Jemi të motivuar nga dy arsye, e para mbrojtja e interesave nacionale të shtetit.

Arsyeja e dytë është ngritja e DSK-së në partner të rrjetit global të shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Deputetët dëgjuan për tre modelet për reforma të cilët dalin nga raporti i Pribesë. Për deputetin opozitar, Zoran Ilioski, zgjidhja më e mirë është ndarja e DSK-së si agjenci e posaçme.

“Urgjentisht na duhet një trup koordinativ, i cili do të unifikojë informacionet e tre agjencive të sigurisë që ekzistojnë në Maqedoni. Kam përshtypjen se kjo do të jetë reforma më e madhe të cilën mund dhe do të duhet ta bëjmë”,- theksoi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.

Nga zgjidhjet e ofruara po mendohet që DSK të bëhet institucion i pavarur, e ndarë nga MPB. Modeli i dytë është që të bashkohet me Agjencinë për kundërzbulim. Opsioni i tretë është që të mbetet sikurse deri më tani, në kuadër të MPB-së.