Maqedonia sivjet do të shënojë rritje ekonomike për 2,1 për qind, parashikon Komisioni Evropian në raportin e vjeshtës për ekonomitë e vendeve-anëtare të Be-së dhe shteteve kandidate.
KE për vitin e ardhshëm parashikon që ekonomia e Maqedonisë të rritet për 2,8 për qind, ndërsa në vitin 2020 për 3,1 për qind.
Në pjesën për Maqedoninë theksohet se rikuperimi ekonomik i vendit do të varet nga gjendja politike dhe niveli i investimeve. Rreziqet kryesore janë të lidhura me paqëndrueshmërinë e mundshme politike që mund t’i parandalojë investuesit.
KE pret që rikuperimi ekonomik i Maqedonisë të vazhdo në vitin 2019 dhe 2020, por më ngadalë nga ajo që është projektuar më parë. kyçe për zhvillimin e ekonomisë do të jenë investimet dhe masat stimuluese fiskale që priten të zbatohen.
Pritet që investimet të kenë pjesë të konsiderueshme në rritjen ekonomike, klima investuese që të përmirësohet, si dhe rritje të kreditimit korporativ dhe mbështetje për kompanitë. Qeveria është e vendosur të përballet me problemet dhe të zhvillojë klimë më të morë të biznesit me qëllim që ta përshpejtojë inkuadrimin ndaj BE-së, thekson KE.
Pritet edhe rritje e mëtejshme e eksportit, numri i vendeve të punës dhe të pagave. Në gjysmëvjetorin e parë është shënuar përmirësim të tregut të punës dhe shkallë të rritur të punësimit. Krijimi i vendeve të reja të punës edhe më tej të mbështetet nga masat ekonomike të Qeverisë, por më së shumti do të varet nga investimet e huaja.
Lidhur me financat publike KE vëren se ka rritje të disa tatimeve dhe pret që deficiti buxhetor të mbetet në nivelin e planifikuar, ndërsa në vitin 2021 të reduktohet në dy për qind.
KE parashikon që shkalla e papunësisë në Maqedoni deri në fund të vitit të jetë 21,3 për qind, vitin e ardhshëm 20,6 për qind, ndërsa në vitin 2021 – 20,1 për qind.