Kryetari Visar Ganiu i ndanë mirënjohje gardianit Emrush Metallari

Në një ceremoni modeste nderimi, në hapësirat e Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, sot dhuroi një pllakatë – mirënjohje për bashkëqytetarin tonë, z. Emrush Metallari, gardian në burgun e Shutkës.

Marketing

Emrushi ishte në vend të punës ku javë më parë, dhoma 5 e repartit të parë të burgut të Shutkës u kaplua nga zjarri. Me këtë rast Emrushi pa maskë mbrojtëse tregoi gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës për të burgosurit në atë dhomë duke e vënë edhe jetën e tij në rrezik, për t’ju dalë në ndihmë të burgosurve.

Falë këtij veprimi human të Emrushit dhe kolegëve të tij gardian në burgun e Shutkës, ky rast për fat të mirë përfundoi pa viktima në njerëz.