Prokurorja Katica Janeva mbrëmë ishte në Gjykatën Penale rreth orës 1:30 pas mesnate, për të marr vendimet për arrestimin e pesë të dyshuarve në hetimin “Perandoria”.
Së shpejti do të njoftojmë se hetimi për këtë rast do të zgjerohet me njerëz të rinj, por edhe me vepra të reja, tha prokurorja Janeva.
Nga PSP dje informuan se për këtë rast tani për tani dyshohen 13 persona.
Kjo lëndë e Prokurorisë Speciale Publike është për larje parash, shoqërim kriminal dhe mashtrim.