Nis marshi protestues për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën

Shoqata Çamëria sot në Prishtinë ka organizuar “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës. Shumë qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ku do të nis marshi protestues.

Marketing

Protestuesit do të marshojnë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të sheshit “Skënderbeu” përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.