Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Shutkë. Gjykata, ditën e premte, pati një përpjekje të pasuksesshme që t’ia dorëzojë vendimin për dënimin 2-vjet burg për rastin Tanku. Korrierët gjyqësorë dje nuk e gjetën Gruevskin në shtëpi, dhe gruaja e tij Borkica iu tha atyre se ai nuk ishte aty. Me këtë, ish kryeministri përfitoi dy ditë lirie. Deri vonë në mbrëmje, një numër i madh i ekipeve të gazetarëve e pritën kryeministrin që të mbërrijë në Shutkë. Të hënën, vendimi ose do t’i dorëzohet në dorë në Gjykatën Penale ku duhet të paraqitet në seancën gjyqësore “Titanik” ose do ti dërgohet në adresën e shtëpisë. Nëse gjykata vendos se Gruevski shmang marrjen e vendimit, hapat e ardhshëm janë shoqërimi i tij me polici ose lëshimi i një urdhër arresti.
Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, shkroi në Tvitter se “gjyqësori Kacarska kurdoherë do të përfundojë”. Nga partia amë e ish-kryeministrit akuzuan se gjyqësori është partizuar dhe punon nën diktimin e Zoran Zaevit.
Gjyqësori Kacarska në Maqedoni funksionon nën diktatin e plotë të Zoran Zaevit. Nuk vlejnë dëshmitë, nuk vlen asnjë argument, zbatohen verbërisht vetëm urdhrat politike të politikanit të vetëm të falur, Zoran Zaev. Por Zaevi dhe Kacarska dhe prokurori i fshehur pas Zaevit duhet ta dinë se asnjë proces nuk do ta heqë njollën nga Zaevi”.
“Maqedonia është shtet ligjor, ligjet zbatohen njësoj për të gjithë, dhe askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësinë”, u kundërpërgjigjën nga partia qeverisëse”, theksoi Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
“Gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Duhet të ketë drejtësi. Për këdo që është dëshmuar në një procedurë gjyqësore të ligjshme dhe transparente se ai ka shkelur ligjet në bazë të të cilëve ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, patjetër të bartë përgjegjësi”, theksuan nga LSDM
Megjithatë, Gruevski do të mbetet deputet në Kuvend, edhe pse ai do të vuajë dënimin me burg. Parlamenti dje nuk ia mori mandatin e tij të deputetit, sepse nuk votuan dy të tretat e deputetëve.
ALSAT