ShBE Shkup: T’i nxisim nxënësit të bashkëjetojnë me natyrën

Shoqata Bjeshkatare Ekologjike Shkup, organizoi edhe ngjitjen e radhës në majën më të lartë të malit Vodno, pikën Krstovar, në një lartësi prej 1,066 metra.

Marketing

Për dallim nga radhët tjera, Shoqata në fjalë, këtë radhë këto aktivitete i organizon me nxënësit e shkollave të mesme, Zef Lush Marku dhe Cvetan Dimov. Nga kjo shoqatë theksojnë se qëllimi i tyre është që të rinjtë të stimulohen të merren me aktivitete sportive dhe të bashkëjetojnë me natyrën sepse është në dobi të shëndetit të tyre.

“Shoqata jonë, ka si ide të kamotshme për t’i stimuluar nxënësit dhe rininë ta masivizojë në sporte, dhe ti mësojmë nxënësit të bashkëjetojnë me natyrën, dhe të na bashkangjiten në aktivitetet tona javore. E kemi zgjedh malin Vodno, për shkak se është më I përshtatshëm për nxënës, për fillestar, dhe deri këtu arrihet me autobusë. Për fillestar të cilët nuk kanë përgatitje fizike, psikofizike, është e bollshme një ecje 1 or e gjysmë ngjitje, dhe një orë zbritje”, tha Jashar Hirda, kryetarë i SHBESH.

“Në programin tonë kemi të paraparë që ti përfshimë të gjitha shkollat e mesme, dhe shkollat fillore. Kuptohet se ky aktivitet nuk mund të realizohet as me një javë as me një muaj, ne do të vazhdojmë ti përfshijmë në programin tonë për vitin 2019, meqënse kemi interesim të madh, ia vlen të merremi me këtë angazhim”, tha Fari Rexhepi, koordinatorë i SHBESH.

Vlen të theksohet se aktivitetet sportive janë pjesë shumë e rëndësishme për të patur një mendje dhe trup të shëndoshë.