Lideri i partisë greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis tha se për partinë e tij është e pa pranueshme pranimi i popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me marrëveshjen e Prespës.
Në intervistë për “Deutsche Welle”, paralajmëron se nëse qeveria aktuale greke nuk arrin ta ratifikon marrëveshjen në përbërjen aktuale parlamentare në Athinë, ajo nuk do të ndodh edhe me përbërjen e re pas zgjedhjeve.
Micotakis ka thënë se problemi më i madh me këtë marrëveshje është se ajo forcon elementet e të ashtuquajturës irredentizmi maqedonas. Ai shtoi se “nuk mendon vetëm për emrin, por edhe për atë se për herë të parë në histori negociohet për gjuhën dhe kombin maqedonas. Dhe njohja e kombit maqedonas me këtë marrëveshje është shumë problematike”. Ai edhe njëherë përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë.