Pacientët kalojnë shumë procedura administrative dhe rrinë në listën e pritjes edhe për muaj të tërë, në rast se kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare përmbledhëse për listën e pritjes së pacientëve për ndërhyrje kirurgjike, një pjesë e pacientëve që takoi Alsat shprehen të pakënaqur nga terminet për ndërhyrjet kirurgjike. Ata thonë se pritjet e gjata në listën për operacione, mund të kenë pasoja shëndetësore.
Ja, ende po pres rezultate. Presim rezultatet sepse ende nuk është gati tomografia kompjuterike, vetëm na thonë ejani sot, ejani nesër, ejani të hënën, ja kjo është hera e tretë që kam ardhur. Çdo të dytën apo të tretën ditë vij këtu tek mjekët për gruan time, bëjnë disa kontrolle dhe kjo vetëm zvarritet.”
Mundet që ka raste kur pritet, nuk e di. Është keq që një person i sëmurë të presë një kohë të gjatë sepse përderisa pret mund edhe të ndërrojë jetë.”
Personeli kanë problem, shumë mjek e kanë braktisur vendin dhe mjekët e mbetur detyrohen të punojnë sa 3 mjekë. Mundet që të ketë raste por pritet sepse me të vërtetë mungon edhe teknika edhe personeli.” – theksuan Qytetarët
Kirurgu Ilir Hasani thotë se për shkak se ka shumë reparte dhe për shkak se intervenimet kryhen në klinika dhe nga kirurgë të ndryshëm, nuk mund të ekzistojë listë e përbashkët e pacientëve në pritje për ndërhyrje. Ai thotë se pacientët futen në listë në bazë të gjendjes së tyre dhe pritje më të gjata ka për rastet që s’janë shumë urgjente.
Patologjia jonë përbëhet prej 3 pjesëve: “urgjente” do të thotë rastet të cilat duhet të operohen urgjentisht, rastet të cilët duhet të operohen brenda disa ditëve dhe raste të cilat janë elektive. Ka qenë, është dhe do të jetë problem oficializimi i listës së pritjes. Kishte tendenca nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet listë e përbashkët për tërë Republikën e Maqedonisë për rastet elektive. Megjithatë, edhe ajo si tentativë që ka qenë.
Edhe pse ekziston zyrtarisht në faqen e “Terminit im” nuk ka mundur deri në fund të realizohet. Listat e pritjes nuk janë të unifikuara por bëhen në bazë të diagnozave respektivisht në bazë të llojit të intervenimet që duhet bërë. Pritja për rastet elektive nuk është gjë e re që ndodh në Maqedoni.” – u shpreh Ilir Hasani – Kirurg.
Nga Ministria e Shëndetësisë kërkuam të dhëna më konkrete në lidhje me listën e pacientëve në pritje por edhe pas disa tentimeve, nuk arritëm të marrim asnjë përgjigje.