Boks, Dimitru fitues i trofeut “Gongu i artë”

Nikoll Dimitru nga Rumunia është fitues i edicionit të 48-të, të turneut ndërkombëtar ”Gongu i Artë” i cili u zhvillua në Shkup.

Marketing

Dimitru në finale mundi boksierin vendas Oktaj Feratov, me rumunin i cili dominoi në pjesën më të madhe të meçit. Tekniku më i mirë i turneut u shpall Bojan Asenov nga Bullgaria, ndërsa çmimi i boksierit më të mirë të vendit shkoi për Jasin Lama.

Epiteti i boksierit më të mirë të huaj i takoi serbit Damjan Grbusha,ndërsa kosovarëve iu takuan dy çmime për boksier më luftarak Petrit Behram dhe refer më i mirë Latif Demolli.

Ndryshe turneu ndërkombëtar ”Gongu i Artë” organizohet çdo vit nga federata e boksit të Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë.