Tritol, mina dhe granata në një shtëpi në Pezë të Madhe

Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi në banesën e tij në fshatin Pezë e Madhe, u gjetën 8 kallëpe tritol, dhe lëndë të tjera shpërthyese.

Marketing

Fatjon Kola u arrestua nga shërbimet e komisariatit numër 6 të kryeqytetit.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, në fshatin Pezë e Madhe u gjetën 8 kallëpe tritol, 150 gramë secili, një granatë mësymëse si dhe një sasi lënde eksplozive tritol, rreth 500 gramë, që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë

Hetimet në ngarkim të Fatjon Kolës do të vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”.