Heqja e ‘Shqiponjës’, reagon Lazim Destani që financoi simbolin e pavarësisë

“Shqiponja” e vendosur tek Doganat, në sheshin me të njëjtin emër, ishte dhuratë e diasporës shqiptare për 100-vjetorin e pavarësisë, konkretisht e biznesmenit të njohur shqiptar Lazim Destani, njëri prej shqiptarëve më të pasur të botës.

Marketing

Në përgjigje thuhet se biznesmeni Destani preferon të qëndrojë neutral sa i takon kësaj çështjeje pasi paraqitet si një figurë bashkuese.

“Pas ndodhive te fundit lidhur me monumentin Shqiponje qe z.Destani i ka bërë dhuratë Tiranës dhe gjithë kombit shqiptar, për Njëqind-Vjetorin e Pavarësisë, preferojmë të mbajmë anë neutrale, sepse z.Destani paraqet figure qe bashkon njerëz, ndaj edhe as në këtë rast nuk duam te deklarohemi ne një mënyrë apo tjetër për te shkaktuar eventualisht edhe një tjetër përçarje mes cilave do subjekte”,- thuhet në përgjigje.

Heqja e simbolit, për më tepër dhe reagimi i kryeministrit Rama se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj shqiponje”, kanë shkaktuar një debat të madh.