Ikja e mjekëve është problem më i madh se fletë arresti për Gruevskin

Kryetari i Bashkimit Qytetar, Enser Jusufoski tha se “i përshëndes nismat e Klubit të Mjekëve të Rinj për uljen e shpërnguljes së mantilit të bardhë dhe njëherit me këtë ju bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që menjëherë të nisë me konsultime me përfaqësues të aktorëve në marrjen dhe dhënien e shërbimeve mjekësore dhe të gjithë ata që duhet t’i financojnë këto shërbime”

Marketing

“Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të politikave kontradiktore të ministrit për Shëndetësi dhe kryeministrit të Qeverisë, që aspak nuk kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për të rinjtë, mjekëve të ardhshëm dhe të tanishmen dhe personelin tjetër mjekësor”, thotë Jusufoski.

Ai shton se fakti që më shumë se 1200 mjek kanë ikur nga Maqedonia në 7 vitet e fundit, tregon mos angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e statusit, kushtet për punë. Premtimet për ndryshime pozitive në shëndetësi tani për tani mbeten përrallë e bukur, ku besojnë pak njerëz. Sipas tij, këtu fshihet edhe arsyeja se përse mjekët masovikisht ikin jashtë shtetit.

“Sipas meje, ky është problem më i madh nga dilema ‘kryesore’ që trondit opinionin këto dit, se ku gjendet Gruevski dhe përse nuk është paraqitur në burgun e ‘Shkupit’”, thotë kryetari BDQ, Enser Jusufoski.