VMRO-DMNE-ja është shënjestër e përndjekjes politike nga ana e pushtetit i cili në mënyrë të rremë paraqitet si proevropian, ndërsa përdor metodat më totalitare”, citohet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe LSDM-ja dje tentuan që të vrasin demokracinë dhe mendimin e lirë.
“Pushteti tregoi brutalitet policor dhe dhunë nga frika për gabimet dhe dështimet individuale”, citon VMRO-DPMNE-ja.
Partia në kumtesë përkujton se që kur LSDM-ja është në pushtet ka gjithsej nëntë vrasje të cilat ende nuk janë zbardhur, duke shtuar se policia në vend që të merret me kriminelët e vërtetë të cilët janë rrezik potencial për secilin qytetar, neglizhon punën e saj primare sepse është e zënë me realizimin e porosive partiake për përndjekje politike.
“LSDM-ja po e përdor përndjekjen politike ndaj Nikolla Gruevskit edhe për përndjekje por edhe për presion kundër VMRO-DPMNE-së”, thonë nga kjo parti duke shtuar se në asnjë vend në Evropën moderne dhe as në botë nuk është parë që forcat policore të rrethojnë selinë e opozitës, të kontrollojnë aktivistë partiakë me arsyetime absurde me qëllim, siç thonë “të heshtin mendimin kritik dhe të lirë i cili sa vjen dhe është më i shprehur”.