Një tërmet me magnitudë 5 dhe epiqendër në Ulqin, në Malin e Zi, tronditi edhe veriun e Shqipërisë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë. Tërmeti ra rreth orës 14:47 minuta.
Sipas raportimeve të korrespondentëve të Top Channel në Lezhë dhe Shkodër, në këto qytete lëkundjet janë ndjerë më të forta, por deri tani nuk ka raportime për dëme.