Sulmuesi argjentinas ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit në ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit të dielën. Dy ndeshje pezullim. Kjo është masa ndëshkimore ndaj Gonzalo Higuainit, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit në takimin Milan-Juventus 0-2.
Gjykata Sportive, tregon se dënimi erdhi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për sjellje të palejueshme ndaj gjyqtarit, duke iu afruar në mënyrë kërcënuese.
Sulmuesi argjentinas do të humbasë përballjen me Lazion, e cila do të zhvillohet në Olimpico menjëherë pas përfundimit të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, si dhe ndeshjen pasardhëse më Pamën.
Milani pritet ta apelojë vendimin për pezullimin e Higuain.