Komuna e Tetovës do të blejë 5 autobus për transport publik

Këshilltarët e komunës së Tetovës i kanë dhënë drite jeshile propozim vendimit që t`i jepet prioritet projektit “Furnizimi i komunës me autobusa për nevojat e Ndërmarrjes publike për transport publik”.

Marketing

Me këtë vendim këshilltarët i kanë mundësuar komunës që të aplikojë në Ministrinë e Financave për marrje të borxhit me një normë interesi prej 0.8 për qind për të pajisur ndërmarrjen me autobusa dhe përfundimisht të aktivizohet transporti publik në qytetin e Tetovës.

Në ndërkohë këshilltarët e opozitës akuzuan pushtetin lokal se pse lejuan në të kaluarën që të shuhet një ndërmarrje publike siç ishte Polet kurse adresuan edhe pyetje ndaj kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi se pse është tërhequr nga kërkesa që të kërkohet ndihmë nga qeveria që e njëjta të pajisë me autobus komunën e Tetovës njëjtë sikurse në të kaluarën kur Ministria e Transportit kishte siguruar autobus për komunën e Shkupit.

Me gjithë vërejtjet që kishin këshilltarët ata përkrahen këtë propozim që komuna e Tetovës të pajiset me pesë autobus dhe të startojë me punë edhe ndërmarrja publike që është themeluar para gati se tre vitesh por që nuk është funksinalizuar asnjëherë.