Vetëm 5 % rritje të rrogave për administratën gjatë 2019

Edhe pas reagimeve të ashpra të opinionit lidhur me paralajmërimin se vitin e ardhshëm do të rriten pagat e administratës, Qeveria nuk heq dorë nga synimi i tyre.

Marketing

Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski shprehet se rritja do të bëhet sipas planit të Qeverisë që zbatohet në përputhje me rritjen e pagës minimale. Me 5 për qind pagë më të lartë, do të rregullohet administrata publike. Do të ketë rritje të pagave në administratën publike dhe kjo shkon në drejtim të konsolidimit të administratës publike, ose siç u shprehët ju “rregullimit të saj”.

“Nuk do të thotë se kjo masë shpie në diçka tjetër por do të thotë se shpie drejt rregullimit të situatës dhe situatave të përgjithshme që janë atje- deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë. Sindikata e arsimit theksoi dje se pagat që i marrin janë shumë nën mesataren dhe kërkuan rritje serioze.