Fillojnë manifestimet e Nëntoritnë diasporë, siparin e bën filantropi Lazim Destani

Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së pavarësisë së shtetit shqipëtar dhe atë në fillim në diasporë. Më saktësishtë në Dyseldorf të Gjermanisë , ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore i Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend. Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani.

Marketing

Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarësisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare. Kjo është vetëm fillimi i një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtetërorë në Republikën e Gjermanisë.

Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, z. Destani theksoi “ Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.

Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”