Në Kërçovë ka rënë bora e parë për këtë vit, por tani për tani ajo nuk krijon probleme në zhvillimin e komunikacionit nëpër qytet dhe në mjediset më të larta rurale. Në të gjitha malet me lartësi mbidetare mbi 600 metra ka shtresë bore prej disa centimetrave.
Reshjet e bores do të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga zjarret, thotë Emin Nasufi nga komuna e Kërçovës.
Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët në Kërçovë janë të kalueshme, shprehet Nasufi.