Kjo është 19-vjeçarja nga Gostivari që humbi jetën në aksidentin në Itali

Një vajzë 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku mbrëmjen e kaluar në veri të Italisë, përkatësisht në Guastalla të Reggio Emilia.

Marketing

Viktima është 19-vjeçarja nga Gostivari Arijana Seferi, e cila në momentin fatal të aksidentit që ndodhi dje rreth orës 18 ka qenë duke udhëtuar me makinë bashkë me babanë e saj.