Për dekada, studiuesit dhe qeveritë kanë kërkuar për një anije spanjolle që u mbyt më shumë se 300 vjet më parë dhe kishte brenda ar e argjend me vlerë 17 miliardë dollarë.
Anija San Jose u zbulua më në fund në brigjet e Cartegena, Kolumbi, në vitin 2015.
Por detajet e gjetjes së saj janë mbajtur të fshehta derisa kërkuesit nga Woods Hole Oceanographic Institution (WHOI) morën miratimin e qeverive të ndryshme për ta zbuluar.
Si u mbyt anija?
Anija mbante ar, argjend dhe smerald nga minierat e Potosit, Peru. Ajo po udhëtonte nga Panamaja në Kolumbi kur u përmbyt më 8 qershor 1708, gjatë një beteje me anijet britanike gjatë Luftës Spanjolle. Gjashtëqind njerëz ishin në bord. Britanikët nuk mundën që ta merrnin thesarin para se anija të fundosej.
Dhe humbja e San Jose si edhe ngarkesave të tij i shkaktuan vështirësi financiare tregtarëve anembanë Evropës dhe Botës së Re.
Si u gjet anija e mbytur?
Për të kërkuar për San Jose, hulumtuesit përdorën një mjet pa pilot nënujor të quajtur REMUS 6000. I njëjti mjet që ndihmoi në gjetjen e rrënojave të Air France 447 në vitin 2011 dhe ndihmoi në hartimin dhe fotografimin e terrenit të Titanikut në vitin 2010.
Për të konfirmuar identitetin e anijes, REMUS zbriti pranë rrënojave, duke kapur fotot e një tipari kryesor dallues të San Jose: topat e bronzit të gdhendura me delfinët.