Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu dhe këshilltari i Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti sot nga afër inspektuan punimet rreth rikonstruimit të rrugëve në lagjen Gazi Babë.
Me dinamikën e përcaktuar nga Sektori i urbanizmit kemi filluar edhe me procesin e nevojshëm të rikonstruimit të rrugëve me asfalt dhe sanimin e gropave në lagjen e Gazi Babës respektivisht në rrugët “Ordan Çopella” dhe “Mendeleeva”.
Së bashku me z. Besnik Ajeti – Këshilltar në Qytetin e Shkupit ishim në teren për të parë nga afër punimet për rehabilitimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve.