ot është paralajmëruar të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Seanca e sotme është dashur të mbahej dje, por për shkak të obligimeve të prokurores Vilma Ruskovska, u anulua për sot.
Në seancat e fundit janë prezantuar SMS porositë nga celularët e disa personave të akuzuar, mesin e të cilëve edhe të ish-kryetarit Trajko Veljanoski. Në gjykatë kanë qenë të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, përveç Sasho Markovksit për të cilin për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndarë procedura.