Pacientëve të prekur nga sëmundja Hepatit C, ju mundësohet terapi e re. Kjo pasi sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, terapia e deritanishme nuk ka mundësuar shërim të plotë dhe shumë shpesh sëmundja përparonte deri në atë pikë kur ishte e nevojshme transplantimi ose ekzistonin rreziqe të ndryshme nga zhvillimi i niveleve të ndryshme të cirrozës apo karcinomës hepatocelulare.
“Me këtë donacion që ne e fituam, ne do të mundësojmë shërim të plotë të pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e hepatit C. Kjo nuk ka qenë e mundshme deri tani, ky është lloj i ri i terapisë. Kjo terapi përdoret në vendet e zhvilluara prej vitesh. Ka terapi për rreth 150 pacientë dhe e gjithë kjo besoj se do të përmirësojë situatën momentale dhe sigursht që do e ndalojë përparimin evoluiv të sëmundjes”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviq, u shpreh se ata tashmë kanë filluar me testimin e grupit të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje dhe vlerëson se sasia e terapisë së donuar është e mjaftueshme për mjekimin e plotësishëm të Hepatit C.
“Klinika për sëmundje infektive, besoj se edhe Klinika e gastroenterohepatologjisë, ku do të aplikohet ky trajtim, tashmë është në rrjedhë rekrutimi i pacientëve, të cilët i plotësojnë kushtet që të fillojë trajtimi, për hepatitin kronik C. Testimi është gjithashtu në rrjedhë dhe tashmë kemi grup të pacientëve, tek të cilët e gjithë procedura ju është përfunduar. Kështu që po punojmë intenzivisht, po e përdorim maksimalisht këtë donacion dhe terrapin të cilën e kemi në dispozicion”, deklaroi Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës për sëmundje infektive.
Ky donacion është bërë nga fondacioni amerikan, Dare Derlif. Hepatit C është sëmundje virale e cila fillimisht e sulmon mëlçin, e cila është laborator I organizmit dhe e shkakton virusi i Hepatitit C. Kjo sëmundje ka zhvillim shumë të shpejtë.