Digjet një restorant në Shkup

Zjarrfikësit për dy orë kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit, i cili kaploi restorantin ndërsa u përhap edhe tek makinat të cilat ishin të parkuara në rrugën “Dane Krpçev”.

Marketing

Siç informojnë nga Njësiti Zjarrfikës i Bashkisë së Shkupit, zjarri ka shpërthyer në orën 02:55, ndërsa është lokalizuar në orën 4:55. Zjarri ka përfshirë 250 metër katror, ndërsa akoma nuk dihet sa është dëmi material.