Gjykata kërkon t’i merret imuniteti ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të gjashtë rasteve në të cilat akuzohet ai.
PSP ka paraqitur për gjashtë raste, katër prej të cilave janë në proces gjyqësor dhe dy janë në fazën e aktakuzës. Gruevski akuzohet për rastin gjyqësor “Trajektorja”, “TNT”, “Dhuna në Qendër” dhe “Titanik”. Për të gjitha këto raste kërkohet paraburgim.
Përveç kësaj, paraburgim kërkohet edhe për rastin ‘Talir’, i cili ndahet në dy aktakuza, një për financim ilegal të partisë dhe tjetri për ndërtimin e Pallatit të Bardhë.