Thaçi: FSK-ja herën tjetër Ditën e Forcës do ta festojë si ushtri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vitin e ardhshëm FSK-ja do ta shënojë “Ditën e Forcës” si ushtria më e re në botë.

Marketing

Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Ditën e Forcës”, ka shkruar Thaçi, në ditën kur FSK-ja po shënon Ditën e Forcës.
Ai tutje ka dhënë edhe një zotim në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri.

Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, ka përfunduar Thaçi.