Juve e mund Valencian, kalon tutje në L.K

Juventusi ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Valencias.

Marketing

‘Zonja e Vjetër’ është rikthyer te suksesi në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Valencian 1:0 në ‘Allianz Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në fazën e grupeve.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 59’-të të ndeshjes.

Ishte Mario Mandzukic që shënoi pas një asistimi të bukur të pranuar nga Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore, Juventus numëron 12 pikë në grupin H, dy më pak se United.