PE voton pro integrimit në BE e Shqipërisë

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Marketing

Përmes një postimi në ‘Twitter’ socialisti Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.

Mësohet se kundër raportit ishin 112 vota dhe 62 abstenime.