Me 470 vota “pro”, 116 “kundër” dhe 46 “të përmbajtur”, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë, me çka sërish rekomandohet fillimi i bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.
Përshëndetën përkushtimin e fuqishëm në implementimin e reformave urgjente. Kërkuan të punojnë në çështjet e hapura lidhur me sundimin e ligjit që, sipas tyre, vazhdon të jetë problem. PE votoi edhe pro amendamente për ekstradimin e ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, në Maqedoni.
Eurodeputetët e konsideruan veprimin e Hungarisë si akt në përzierjen e punëve të brendshme të Maqedonisë.
Në debatin e mbrëmshëm, institucionet e BE-së u bënë thirrje liderëve politikë të Maqedonisë që interesat e shtetit t’i vënë mbi të gjitha.
“Në muajt e ardhshëm, IRJM duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e reformave kryesore në anën tjetër. Për të mirën e shoqërisë, mendoj se forcat politike interesat e vendit duhet t’i vejë mbi të gjitha dhe qëllimin e përbashkët për eurointegrim. Të gjithë duhet ta pranojmë rezultatin e referendumit. Komisioni në çdo rast do t’i përkrah reformat kyçe që t’i fillojë bisedimet dhe për këtë i bën thirrje PE-së t’i dërgojë vendit mesazh të inkurajimit”,- tha Johanes Hahn.
“BE potencon rëndësinë e madhe për përparim të bashkëpunimit me IRJM-në. Reformat janë kyçe dhe ne do të kërkojmë nga liderët politikë të sillen sipas përgjegjësisë së tyre politike”,- tha eurodeputetja, Karoline Eshtadler.
Integrimi i Maqedonisë në BE do të rrisë stabilitetin në rajon, tha raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgël, duke qenë i prerë në implementimin e marrëveshjes së Prespës, si kusht paraprak.
“Bëj thirrje tek politikanët, të jenë bashkë në implementimin e Marrëveshjes së Prespës në këtë shans që mund të ndodh vetëm një herë”,- tha Ivo Vajgel.
Edhe BE duhet t’i kryejë premtimet dhënë Maqedonisë, e cila vite me radhë ka pritur prapa portës së BE-së, ka përfunduar raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgël.