Ministria e Arsimit e Kosovës mori vendim të enjten të ndalojë përdorimin e telefonave mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Vendimi është marrë në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, thuhet në njoftimin e MASHT-it në Kosovë.