Katër persona janë arrestuar, kundër tyre është ngritur padi penale dhe është caktuar masa e paraburgimit për shkak të shpërndarjes së heroinës.
Zyrtarët policor mbrëmë në “rrugën strezhevski” në afërsi të Mogillas i ka arrestuar Z.B. (25) dhe Gj.Ç (30) nga Manastiri dhe R.B. (26) dhe S.M (38) nga Shkupi. Nga të arrestuari është konfiskuar 89 gramë heroinë.
SPB Manastir mbrëmë ndaj këtyre personave ka ngritur padi penale për shkak të “prodhimit jo ligjor dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”, ndërsa nga ana e Gjykatës Themelore Manastir, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.