Pas kërkesë së parashtruar nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës, kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Kosovës, Jeton Ujkani ka thirrur për nesër seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë inicimi për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Në arsyetimin e thirrjes së kësaj seance përmendet situata e krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe paralajmërimit të shuarjes të të gjitha institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe faktit se administrimi i qeverisjes lokale sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale të Kosovës më nuk ekziston, dhe qytetarët kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe pa shërbime të nevojshme për jetë.