Reagon djali që përdhoste flamurin kombëtar, ja deklarata e tij!

Pas plasimit të një video materiali nga personi V.XH. ku shihej se si digjet, përdhoset dhe shkilet flamuri kombëtar kanë filluar reagime të shumta.

Marketing

Të indinjuar thellë nga ky video material, shumë persona kanë reaguar duke i dërguar mesazhe kërcënuese V.XH.-së, persona të cilët kanë mbrojtur vlerat e shqiponjës dykrenare.

Por ai në një prononcim për Pa Censurë tha: “Po shoh që vinë shumë kërcënime në telefonin tim nga shumë persona, unë nuk e kam idene si është lansuar ajo video në profilin tim, dikush ma ka hakuar pasvordin e llogarisë sime në Instagram dhe më ka bërë dëm të madh. Unë nuk e përdhos kurrë fjalmurin kombëtar”