Gjatë debatit për reformat në administratë në emisionin “360 gradë”, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski njoftoi se nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm Qeveria do të filloj me digjitalizimin e 50 shërbimeve publike.
“Qëllimi është që një pjesë e madhe e dokumenteve siç janë dokumentet e Drejtorisë së librave amë, asnjëri më, vetëm nëse insiston, nuk ka nevojë t’i nxjerrë në letër. E dyta është se një pjesë e madhe e institucioneve madje as të mos ua kërkojnë por t’i sigurojnë në mënyrë automatike përmes sistemit të interoparabilitetit, që është komunikimi mes institucioneve. Pra e para është ndaj qytetarëve dhe e dyta është të rritet niveli i digjitalizimit”, deklaroi Damjan Mançev ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Mançevski theksoi portali për regjistrin tashmë është gati mirëpo nuk është lancuar kurse aktualisht po punohet në instalimit e pajisjeve dhe softuerit ndërsa projekti për digjitalizimin e një pjese të shërbimeve administrative është i financuar nga IPA fondet.