Qytetarët “i vendosin” vizë Hahn në prag të vizitës së tij

Komisionari për Zgjerim pritet të vizitojë sot Kosovën, ku edhe do të takohet me liderët politikë për të diskutuar edhe për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Marketing

Kërkesa e vazhdueshme e Bashkimit Evropian që të tërhiqet kjo taksë po kundërshtohet nga qytetarët e Kosovës.

Në këtë mënyrë, një grup i tyre në krye me Xhavit Drenorin në shenjë proteste kanë vendosur edhe pankartë për të.
Me anë të kësaj pankarte ata i urojnë mirëseardhje Hahn duke i thënë se Kosova po aplikon reciprocitet, prandaj edhe i kërkojnë viza për në Kosovë.