Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti se Aleanca është e gatshme ta nënshkruajë protokollin inkuadrues me Maqedoninë pasi do të implementohet Marrëveshja e Prespës.
Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, menjëherë para fillimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të anëtarëve të NATO-s, Stoltenberg përsëriti se tani e kanë radhën autoritetet e Maqedonisë për ta përfunduar pjesën e tyre të punës.
“Kuvendi dhe autoritetet në Shkup duhet të sjellin vendim, nuk mund të garantoj në emër të Shkupit. Atë që kemi parë është se votimi i parë ku ishte e nevojshme shumicë prej dy të tretave kaloi, nëse do të ketë sërish shumicë prej dy të tretave në votimin e fundit, nuk është e imja që të spekuloj, ajo që mund të them është se pasi është implementuar marrëveshja për emrin ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë protokollin inkuadrues”, deklaroi Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Ai shtoi se pasi të nënshkruhet protokolli inkuadrues, qeveria e Maqedonisë do të fillojë të marrë pjesë në takimet ministrore të Aleancës.
“Me të vërtetë shpresoj se Shkupi dhe populli në vend do ta shfrytëzojnë këtë moment historik që ndodh njëherë në jetë”, deklaroi Stoltenberg.
Aleanca mblidhet të martën dhe të mërkurën në nivel ministror për të diskutuar për sfidat e mëdha të sigurisë. Ballkani Perëndimor është në agjendë ditën e mërkurë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, do të ketë takime bilaterale me kolegë të tij në margjinat e këtij takimi në Brukse