Në Gjykatën Penale seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, vazhdoi me deklaratën, në mbrojtje të tij, të të akuzuarit Stefan Mlladenovski, i cili sipas deklaratës, ka marrë urdhra nga i akuzuari Aleksandar Vasilevski-Nixha.
Sqaroi se kur në krye të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është emëruar Vladimir Atanasovski, këtë e ka kuptuar nga Nixha në shtator, i cili i ka thënë, siç përmendi “se ai është njeri i tij dhe mund të bëjë çfarë dëshiron”.
“Me Nixhën dhe njerëzit e tij jemi takuar në tubimet partiake së bashku me vëllain tim dhe më ka njoftuar me personin ‘Përskaç’ nga DSK. Në ditën e parë të protestave para KSHZ-së, Nixha na thirri në një kafene afër skedës në Shkup. Kur arritëm me vëllanë tim personi ‘Përskaç’ ishte atje, në atë kohë shef apo zëvendësshef i drejtorisë së pestë. Nixha na tha nëse KSHZ-ja i refuzon parashtresat e VMRO-DPMNE-së do të duhet të hyjmë në KSHZ dhe të hidhen koktej molotovi. Atje ishin njerëzit e tij, prej të cilëve një pjesë e mirë ishin të punësuar në kafenenë apo bastoren e tij”, tregon Mlladenovski.
Thotë se prej atje janë nisur drejtë parkingut pas Tregut të luleve.
“Na mblodhi Nixha në rreth. Ishim rreth 20-39. Na informoi se kur ai do na jep instruksione do të duhet të hyjmë. Atë ditë KSH-ja ka mbajtur seancë, por për parashtresat duhej të vendoset ditët e ardhshme. Për ditën e ardhshme nuk kishim instruksione. Pastaj me Nixhën takoheshim në kafenenë Dion afër skedës. Më 30 dhjetor kur BDI duhej të vendos nëse do të bëjmë koalicion me DPMNE, ishin në ndërtesën e VMROD-PMNE. Atje ishim unë dhe vëllai im Nixha me njerëzit e tij dhe njerëzit nga DSK. Informacione me ne këmbente Dejan Dimovski – boksier. Kur e kuptuan se BDI nuk do të bëjë koalicion me DPMNE, na thanë se presidenti Ivanov nuk ka shans t’ua jap mandatin dhe do të ketë luftë”, theksoi Mlladenovski.
Potencoi se pastaj kanë filluar protestat dhe se ai ka marrë pjesë dhjetëra herë me vëllanë e tij, por edhe me njerëz të Nixhës, duke shtuar se për protestat ka pasur mbështetje logjistike prej të gjithë komiteteve të VMRO-së.
Na tregoi se do të hyhet në Kuvend kur LSDM-ja do ta formojë Qeverinë, e kanë kuptuar në shkurt, kur i ka thirrur Nixha. Atje ka pasur njerëz nga MPB dhe DSK-ja.
“Në këtë takim ‘Përskaç’ na tha se shteti na rrezikohet dhe se duhet ta mbrojmë, se ato do të qëndrojnë pas nesh dhe të gjitha instruksionet do t’i marrim nga Nixha. Nixha na tha se në këto protesta do të ndiqet kush është i pranishëm dhe nëse do të ketë provokatorë”, tha Mlladenovski.
Përmendi se në protesta kanë marrë urdhër nëse shohin një grua me flokë të bardha ta paraqesin te ai, sepse është nga CIA.
Potencoi se më 27 prill rreth orës 14:00 i ka thirru në “Dion” dhe u ka thënë se kjo është dita, siç theksoi Mlladenovski, Nixha ka marrë instruksione se i koordinon njerëzit, nën shoqatat e partisë.
Pastaj sqaroi se është dakorduar të blejnë maska dhe Mlladenovski i ka blerë.
Tha se kur e kanë parë në telefon se në Kuvend këndohet himnin shqiptar, mes 60 të pranishmëve është krijuar nervozë. Pas një kohe Kolo u ka thënë se Nixha ka dhënë urdhër të nisen në protesta.
Tregoi se kanë hyrë në Kuvend. Mukoski dhe Tarçullovski i kanë thirrur njerëzit drejtë sallës plenare. Pastaj është krijuar rrëmujë para kabinetit të ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski.
Gjithashtu theksoi se ishte krijuar rrëmujë pari një person ka drejtuar armën. Më vonë, e ka kuptuar se ai ka qenë sigurimi i Spasovskit., E kanë parë personi ka pasur kartelë në të cilën shkruante Oliver Popovski. Ai u ka thënë se Popovski ia ka dhënë kartelën të legjitimohet, dhe siç theksoi “ai është i yni”.
Dejan Domovski – Boksieri nga DSK u ka thënë se presidenti Ivanov do të shpallë gjendje lufte.
Është thënë se një grup shqiptarët do të arrijë dhe se janë të armatosur. Kjo nuk ka ndodhur dhe janë larguar në “Dion”.