Opozita në Hungari letër Orbanit për dëbimin e Gruevskit

Opozitarët në Hungari vazhdojnë të bëjnë presion për largimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Partia Socialiste, Partia Dialog për Hungarinë dhe Koalicioni Demokratik kanë dërguar një letër të hapur ku theksojnë se Qeveria në krye me Viktor Orbanin duhet të jetë e vetëdijshme se nuk e përfaqësojnë vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Marketing

“Qeveria në krye me Orbanin ka trajtim të njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve të cilët janë të orientuar pro-Rusisë, pa dallim nëse janë hungarezë ose shtetas të Bashkimit Evropian, njëjtë siç është pro-rus i orientuar Nikolla Gruevski. Është e papranueshme që Nikolla Gruevski ka fituar azil në Hungari, pa pajtueshmërinë e popullit të Hungarisë”, shkruajnë në letër.

Ata e ftojnë Qeverinë e Hungarisë që të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane, vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.