Vijon debati publik për ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës kanë hyrë në fazën e tretë, apo shqyrtimit publik.

Marketing

Kjo pasi të katër amendamentet kanë marrë dritën jeshile prej shumicës së deputetëve pas tre ditëve debat ku më të zëshëm ishin vetëm deputetët e opozitës maqedonase.

Tetë deputetët të cilët mbështetën në lexim të parë nevojën për ndryshime kushtetuese, kësaj radhe votuan të përmbajtur. Gjatë debatit të sotëm, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që garancat e njëjta të cilat i jep Maqedonia për sovranitetin e Greqisë, t’i përfshijë edhe fqinji jugor në Kushtetutën e vetë. Por nga Qeveria thanë se garancat nuk janë të njëanshme, por marrëveshje e përbashkët.